Serbia ka Ndryshuar Rregullat qe nga dita e Djeshme (27 Prill 2018)
- Samir Muhadini
- 29 avr. 2018
- 1 min de lecture
39 Serbia ka ndryshuar rregullat e komunikacionit, që nga dita e djeshme (27 prill 2018). Atje ka filluar se zbatuari edhe një aspekt i ri i ligjit për komunikacionin. Siç mëson Kohan.net, ajo që ka rëndësi gjatë kalimit transit nëpër Serbi është se ka filluar matja e shpejtësisë mesatare gjatë vozitjes nëpër autostrada. Me këtë nënkuptohet se do të matet koha për të cilën është kaluar segmenti i caktuar i rrugës mes dy punkteve në të cilat bëhet pagesa, ndërsa pagesa e dënimit për tejkalim të shpejtësisë behet menjëherë në punktin e pagesës për autostradë. Shpejtësia e lejuar në autostradat e Serbisë është 120 km/h, ndërsa dënimet sipas kategorive shkojnë prej rreth 25 EUR deri mbi 1000 EUR dhe 30-60 ditë burg. Siç bëhet me dije, do të dënohen edhe vozitësit që e tejkalojnë shpejtësinë për vetëm 1 km/h dhe kontrollet janë paralajmëruar të jenë shumë rigoroze. Për ilustrim, autostradat në Serbi parashihet të kalohen për kohën në vijim: Suboticë - Nish (423 km); 3 orë e 31 minuta, Beograd - Nish (237 km): 1 orë e 58 minuta, Beograd - Suboticë (190 km): 1 orë e 34 minuta, Beograd - Shid (109 km): 54 minuta. Këto rregulla të reja duhet t’i kenë parasysh sidomos diaspora e Kosovës, e cila në këtë kohë shfrytëzon Serbinë si transit për të ardhur në Kosovë.

Commentaires