top of page

Real Madridi mposhtet nga Espanyoli, vendos goli i Morenos në kohën shtesë

  • Photo du rédacteur: Samir Muhadini
    Samir Muhadini
  • 27 févr. 2018
  • 1 min de lecture

Real Madridi ka pësuar humbje si mysafir nga Espanyoli me rezultat 1-0.

Me Cristiano Ronaldon në pushim, Real Madridi duket një skuadër normale që as ndaj Espanyolit nuk arrin ta bëjë diferencën.

‘Mbretërit’ e nisin me një rast të mirë me Gareth Bale që në minutën e 7-të, por Diego Lopez tregon reflekse të jashtëzakonshme.

Espanyol rrezikon me një rast shumë të mirë me Gerard Morenon, por gjuajtja e tij shkoi jashtë portës.

Vendasit arritën të shënojnë në minutën e 31, por goli u anulua nga pozita e jashtëlojës që ishte mjaftë e dyshimtë.

Në pjesën e dytë vendasit kishin disa raste, ndërsa Reali nuk arriti të rrezikojë pothuajse asnjëherë.

Oscar Duarte i pari, pastaj edhe Moreno kishin raste të mira që në fillim.

Moreno që ishte më i miri në fushë, gjuajti edhe dy herë të tjera bukur, por nuk kishte fat.

Kur të gjithë pritën barazimin, në skenë doli Moreno i cili e meritoi golin dhe me një gjuajtje të fortë shënoi për 1-0.

Pas kësaj humbje mbretërit mbesin në pozitën e tretë me 51 pikë të tubuara.


Commentaires


Posts à l'affiche
Revenez bientôt
Dès que de nouveaux posts seront publiés, vous les verrez ici.
Posts Récents
Archives
Rechercher par Tags
Retrouvez-nous
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2019 Copyright by JETA NË LUGINË

bottom of page