top of page

JEPI RROBAVE TUAJA, JETË TË RE - ''Forumi Rinor Rahovica''

  • Photo du rédacteur: Samir Muhadini
    Samir Muhadini
  • 27 févr. 2018
  • 1 min de lecture

‘JEPI RROBAVE TUAJA, JETË TË RE’ është nisma më e fundit Forumit Rinor Rahovica, që synon tu vijë në ndihmë shtresave në nevojë në fshatin Rahovicë.

Nëse keni rroba të përdorura, që nuk i përdorni më, mund ti sjellni te lokali i Ali Hysenit në Rahovicë si pikë grumbulluese e caktuar me marrveshje në mes FRR dhe pronarit të lokalit. Pas ditës së premte rrobat selektohen, dhe ato që përzgjidhen, shkojnë për familjet dhe personat që kanë nevojë për to.

Iniciativa e FRR ka qasje bamirësie, pasi solidarizon individë, të cilët mund të kenë materiale të cilat nuk i përdorin në jetën e përditshme, por mund të jetë shumë ndihmuese për grupet e njerëzve në nevojë.

Ndaj është e rëndësishme që të gjithë në të ndërgjegjësohemi, solidarizohemi dhe të veprojmë konkretisht për një rezultat sa më të mirë.

Kohë zgjatja e grumbullimit do jetë: e mërkurë – e premte (28.02. – 03.02.2018) në lokalin e Ali Hysenit në Rahovicë.

Ftojm bashkfshatarët të bashkohen me FRR, që të ndihmojm në këtë nismë solidare. Kjo është pikërisht ajo që duam. Të bëhemi bashkë si shoqëri, le të veshim Rahovicën.

Kjo është një 'kuti e datëlindjeve'. Datëlindje e dimrit që po troket njerëzit në nevojë. Rrobat e juaja do jenë një dhuratë e veçantë për ata që nuk kanë mundësi financiare, dhurata juaj do jetë një suprizë e datëlindjejes së tyre në këtë dimër të ftohtë. Me respekt, FRR



Commentaires


Posts à l'affiche
Revenez bientôt
Dès que de nouveaux posts seront publiés, vous les verrez ici.
Posts Récents
Archives
Rechercher par Tags
Retrouvez-nous
  • Facebook Basic Square
  • Twitter Basic Square
  • Google+ Basic Square

© 2019 Copyright by JETA NË LUGINË

bottom of page