Ambasadori Gjerman ne Beograd AXEL DITTMAN vizite Partis per Veprim Demokratik
- Samir Muhadini
- 25 févr. 2018
- 2 min de lecture



Gjatë ditës së sotme në hapësirat e Partisë për Veprim Demokratik për vizitë qëndroi ambasadori i Gjermanisë në Beograd, SH.T. Axel Dittmann ku u takua me kryetaren e degës së PVD - së në Preshevë, znj. Ardita Sinani. Në këtë takim u diskutua për situatën aktuale politike në Luginë të Preshevës në përgjithësi, e në veçanti në komunën e Preshevës pas përfundimit të procesit zgjedhorë të zgjedhjeve të parakohshme lokale që u mbajtën në këtë komunë. Temë poashtu e rëndësishme e këtij takimi ishte edhe nevoja e domosdoshme e integrimit të Shqiptarëve në të gjitha institucionet shtetërore, kërkesë kjo e cila në formë të shkruar iu ishte dërguar Qeverisë serbe si dhe të gjitha ambasadave të huaja në Beograd e nënshkruar bashkarisht nga znj. Ardita Sinani në cilësinë e kryetares së komunës, kryetari i komunës së Bujanocit dhe deputeti popullorë në Parlamentin e Serbisë. Kryetarja Sinani gjithashtu shprehu brengën e saj sa i përket problemit shumë të ndieshëm të procedurave të stërzgjatura për njohjen e diplomave, e sidomos mosnjohjes së diplomave të Kosovës, faktor i cili po ndikon dukshëm në largimin e të rinjëve pas diplomimit të tyre në univerzitetet e Kosovës. Rikthimi i gjykatave dhe prokurorisë si dhe përfshirja e gjykatësve dhe prokurorëve shqiptar në këto institucione ishte gjithashtu temë e cila u diskutua nga znj. Sinani. Tërheqja e investimeve në veçanti nga investitorët gjerman si dhe përfitimi nga IPA fondet do të ndikonte në përmirësimin e gjendjes socio - ekonomike të komunave me shumicë shqiptare. SH.T. ambasadori Dittmann u interesua rreth përgatitjeve për zgjedhjet për Këshillin kombëtarë Shqiptarë. Kryetarja Sinani nga ambasadori gjerman u sigurua se bashkëpunimi mes ambasadës së Gjermanisë në Beograd dhe përfaqësuesve politik të Luginës së Preshevës do të jetë i vazhdueshëm deri në realizimin e kërkesave legjitime të pakicës shqiptare që jeton në Serbi e në veçanti në Luginë të Preshevës. Preshevë, 22.02.2018 Këshilli për Informim i Partisë për Veprim Demokratik
Commentaires